Rita Ora dukej mahnitëse ndërsa tregonte figurën e saj të trupit në bikini, ndërsa po relaksohej në një vaskë hidromasazhi të mërkurën gjatë pushimeve të saj në Zelandën e Re.
Këngëtarja 33-vjeçare kishte veshur një palë bikini të verdha, ndërsa po pushonte në një vaskë të nxehtë me bashkëshortin e saj, shkruan DailyMail.
Ajo u duk se po i bënte reklamë trupit të palestruar ndërsa qëndronte dhe pozonte për një fotografi, teksa Taika ishte i ulur në ujë duke shijuar banjën.
Muzikantja kishte zgjedhur si aksesorë një palë vathë e varëse ari, disa byzylykë dhe syze dielli. Taika, 48 vjeç, mbrojti veten nga dielli me një kapelë blu dhe shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Nëse kërkoni një vaskë të nxehtë, merrni këtë… bashkëshortja seksi nuk përfshihet”.