Mbrëmje e hidhur për Napolin që humbi keq ndaj Barcelonës në Camp Nou, duke hequr dorë njëkohësisht nga dy kompeticione: Champions League dhe Botërori për Klube (Juventus u kualifikua në vend të tij). Pas ndeshjes, një gazetar ndaloi De Laurentiis për t’i bërë një pyetje, por presidenti e ngriu me shikimin e tij.
REAGIMI I DE LAURENTIIS NDAJ PYETJES SË GAZETARIT
Nuk është një moment i mirë për Aurelio De Laurentiis dhe gazetarët. Pas përplasjes me DAZN e pastaj Sky Sport, këtë herë çmimin e ka paguar një gazetar që i ka kërkuar një prononcim në tunelin e stadiumit pas Barcelona-Napoli, kur presidenti i klubit italian po largohej nga stadiumi.
Lexo më tej: Napoli jashtë Champions, Juventus buzëqesh: kualifikohet për Botërorit për Klube
“President, a do të konsiderohet ky një sezon i dështuar për objektivat që i kishit vënë vetes?”. Pyetjes së pakëndshme të gazetarit, pronari vullkanik i Napolit nuk iu përgjigj, por hodhi një vështrim që vlente më shumë se një mijë fjalë. Një anëtar i stafit të Napolit e qortoi gazetarin me një: “Po sipas teje…”. Ndërsa shefi i zyrës së shtypit ndërhyri “Pastaj ndër të tjera nuk mund të bësh as intervista”, përpara se dikush nga stafi të errësonte objektivin e kamerës me dorë.
https://twitter.com/PianetaN/status/1767687306775846993?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1767687306775846993%7Ctwgr%5E8a7deeddbd7eef27f711ad939a9e131bf4d4401f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F13%2Fvideo-president-sezon-i-deshtuar-gazetari-provokon-de-laurentiis-numri-1-i-napolit-reagon%2F