Ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i bujshëm se Dani Alves u vetëvra në burgun Brians 2 në Barcelonë. Vëllai i futbollistit brazilian ka shpejtuar të mohojë gjithçka dhe përmes Instagramit ka sulmuar gruan e përdhunuar.
VËLLAI I DANI ALVES MOHON GJITHÇKA
Ish-mbrojtësi i djathtë i Juventus, Barcelonës dhe PSG u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze në banjën e një klubi nate në Katalonjë. Ditën e djeshme qarkulloi lajmi i rremë për vetëvrasjen e tij në burg, të cilit vëllai i tij Ney iu përgjigj në Instagram: “Sa mizori kanë qeniet njerëzore. Tashmë e keni dënuar për fjalët e një gruaje që hyri në një banjë burrash për të bërë diçka që vetëm ajo e di. Ai tashmë është dënuar. A nuk mjafton kjo? Ai është në burg. Tani çmenduria është se ju dëshironi vdekjen e tij. Ju dëshironi të shihni vëllain tim të vdekur. Por çfarë mizorie është kjo?”.
Një postim kontrovers që tërhoqi kritikat e ndjekësve të shumtë të cilët nuk mundën ta kapërcenin fyerjen ndaj vajzës së përdhunuar. Çështja gjyqësore nuk është mbyllur ende pasi avokatët e Dani Alves duan të apelojnë për të kërkuar lirimin. Ata thonë se marrëdhënia seksuale ka qenë konsensuale me denoncuesen.