Biden ‘harron’ mikrofonin ndezur, çfarë paralajmëroi presidenti i SHBA?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke harruar mikrofonin ndezur pas fjalimit të përvitshëm të enjten, ka paralajmëruar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke iu referuar me nofkën “Bibi”, Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim të cilit i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus” e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”.

Pasi një ndihmës e lajmëroi se gjithçka po incizohet, Bideni ka qeshur dhe ka vazhduar shpejt se “jam me mikrofon ndezur… kjo ishte e mirë”. Menjëherë pas kësaj, Benneti është dëgjuar duke i kërkuar Bidenit të kërkojë nga Izraeli të lejojë më shumë ndihma për Gazën.

Bideni ka raporte të hershme me Netanyahun. Së fundmi, Washingtoni ka tensione më të acaruara për shkak të luftës në Izrael. Sipas SHBA-së, Izraeli s’po bën aq sa duhet për të adresuar çështjen e krizës humanitare të palestinezëve në Gaza.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top