Video/ KO më brutal i shkaktuar në karrierë: Anthony Joshua shemb Ngannou në raundin e dytë

Anthony Joshua nxorri KO Francis Ngannou në mënyrë shkatërruese në raundin e dytë për një fitore emocionuese në sfidën e peshave të rënda të së premtes në Arabinë Saudite. Joshua, ylli britanik, rrëzoi Ngannou në raundin e parë, e rrëzoi përsëri në raundin e dytë dhe më pas dha goditjen e KO në minutën e 2:38 të raundit të dytë.

Goditja e KO, një e djathtë e fuqishme, e la Ngannou të shtrirë përtokë. Ngannou, ish-kampioni i UFC-së, qendroi në shtrirë në ring për më shumë se një minutë dhe mori oksigjen, sipas asaj që transmetoi DAZN. Fitorja ishte e katërta radhazi për Joshua (28-3) pas humbjeve të tij të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk të Ukrainës. “Për mua, nuk e di nëse po arrij në kulmin tim,” tha ai. “Unë thjesht po shtyj përpara ditë pas dite”.

https://twitter.com/MMAJunkie/status/1766261277083455526?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1766261277083455526%7Ctwgr%5Ecb917da1a25db670c11e2f1b04f60663e201ea47%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F09%2Fvideo-ko-me-brutal-i-shkaktuar-ne-karriere-anthony-joshua-shemb-ngannou-ne-raundin-e-dyte%2F

 

Ishte një tronditje për Ngannou, i cili rrëzoi Tyson Fury gjatë debutimit të tij pro në tetor dhe dukej mbresëlënës në një humbje me vendime të ndara. Por Joshua, dy herë kampioni i botës, ishte në kontroll që në fillim të sfidës së të premtes. Joshua, 34 vjeçar, tha se ishte mahnitur nga përballja e Ngannou me Fury: “Kur pashë luftën me të dhe Fury, thashë: ‘Dreq, ky djalë mund të luftojë.’ Kështu që unë thashë, ‘Kam nevojë për diçka të tillë’.

Por pasi beteja nis, 37-vjeçari me origjinë nga Kameruni, kaloi pothuajse po aq kohë shtrirë në ring sa edhe në këmbë. “Ai është një kampion i madh”, tha Joshua për Ngannou (0-2) pasi shënoi KO e 25 të karrierës së tij. “Dhe kjo nuk i heq asgjë nga aftësitë e tij. …Ai mund të kthehet”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top