Meta thotë dy rreshta për dënimin e Belerit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po mban një konferencë për media referuar rezolutës së Partisë Popullore Europiane.

Ai ka ndalur tek çështja Beleri, ku tha se arrestimi i tij është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

Meta shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

“PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij.

Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama.

E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, u shpreh Ilir Meta.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top