Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike. Kështu u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.
Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes, së Kryesia me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore. Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.
“Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimit të PD”, përfundoi ai.