Një ushtar i KFOR-it ka vdekur derisa ishte në gjumë. Kështu njoftoi përmes një komunikate Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
Në njoftim thuhet se shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten për t’u konfirmuar akoma. I ndjeri kishte shërbyer në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.
Për vdekjen e bashkëkombësit të tij, ngushëllime ka shprehur edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Ozkan Ulutash.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha ai.
Bëhet e ditur po ashtu se edhe familjarët e të ndjerit tashmë e kanë marrë lajmin.