Gjykata e Lartë vendos në favor të Trump: Nuk i ndalohet kandidimi për President

Gjykata Supreme në SHBA vendosi sot pro ish-presidentit Donald Trump pasi deklaroi se shtetet federale nuk mund ta heqin atë nga fletët e votimit për veprimet e tij që çuan në sulmin e 6 janarit në Kapitol, duke i dhënë fund të shpejtë një çështjeje me implikime të mëdha për zgjedhjet e vitit 2024.

Gjykata në një vendim pa kundërshtime anuloi Gjykatën e Lartë të Kolorados, e cila përcaktoi se Trump nuk mund të shërbente përsëri si president sipas seksionit 3 të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës.

Gjykata Supreme tha se Gjykata e Lartë e Kolorados kishte supozuar gabimisht se shtetet mund të përcaktojnë nëse një kandidat presidencial është i papërshtatshëm sipas një dispozite të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës.

Vendimi e bën të qartë se Kongresi, jo shtetet, duhet të vendosë rregulla se si mund të zbatohet dispozita e Amendamentit të 14-të. Si i tillë vendimi vlen për të gjitha shtetet, jo vetëm Koloradon.

“Për shkak se Kushtetuta e bën Kongresin, dhe jo shtetet, përgjegjës për zbatimin e seksionit 3 kundër të gjithë zyrtarëve dhe kandidatëve federalë, ne e kthejmë atë”, tha vendimi i Gjykatës Supreme.

Vendimi vjen vetëm një ditë para zgjedhjeve paraprake republikane në Kolorado.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top