Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka kërkuar heqjen e masës ‘arrest në shtëpi’, e cila i është caktuar që prej 30 dhjetorit 2023. Seanca me gjyqtare Irena Gjokën pritet të nisë në orën 11:00.
Ndërkohë, të martën në orën 10:50 do të gjykohet kërkesa e Berishës për të hequr masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.