Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare ikona Iris Apfel

Iris Apfel ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.

Në llogarinë e saj në Instagram është publikuar një foto e dizajneres së interiorit, e cila shfaqet e buzëqeshur. Në foto shkruhet: “Iris Barrel Apfel, 29 gusht – 1 mars 2024”.

Lajmi i saj u konfirmua gjithashtu nga një zëdhënës, Stu Loeser, i cili tha për New York Times se ikona kishte ndërruar jetë në shtëpinë e saj, në Palm Beach.

Apfel njihet për veshjet e saj shumëngjyrëshe, bizhuteritë dhe syzet e mëdha, të cilat frymëzuan edhe një ekspozitë të zhvilluar në vitin 2005 në “Metropolitan Museum of Art’s Costume Insititute”.

Ajo e nisi karrierën e saj në botën e reklamave, ku punonte si copywriter në “Women’s Wear Daily”, pranë dizajnerit të interiorit, Elinor Johnson. Në vitin 1948, u martua me Carl Apfel, me të cilin nisi një firmë materialesh tekstike dhe hoqën dorë prej saj 44 vite më vonë.
Apfel ka qenë pjesë gjithashtu e projekteve të ndryshme dizenjimi dhe restaurimi, përfshirë edhe rinovimin e Shtëpisë së Bardhë për 9 presidentë: Harry S. Truman, Dwight D. Eisenhower, John F. Kennedy, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon, Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe Bill Clinton.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top