Kurti: Kosova e kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë i kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë. Në një intervistë për agjencinë italiane “AGI”, Kurti ka thënë se ata që u pasuruan me luftën e fundit janë kthyer në kriminelë.

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë Kurti.

Shefi i qeverisë së Kosovës e ka akuzuar Listën Serbe për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiçin dhe Putinin”, ka shtuar ai.

Kurti ka deklaruar se po bëjnë çmos që t’i afrohen Bashkimit Evropian.

“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, ka vazhduar Kurti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top