Shpërthimi me 2 viktima në Lushnjë, ja si paraqitet gjendja e deputetit të PS tek Trauma

Zbardhen detaje të reja në lidhje me shpërthimin fatal të regjistruar një ditë më parë në Lushnjë ku humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, ndërsa u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Raportohet se ky i fundit e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Po ashtu rrezikun për jetën e ka kaluar dhe Sokol Lumi, i cili po ashtu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenmit që ndodheshin në kavon e vinçin duke shkaktuar dhe shpërthimin. Por hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes vijojnë nga Policia, e cila ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top