Video/ Katër shtylla e një penallti e gabuar nuk ndalin Fiorentinën: Kayode e Bonaventura thyejnë Lazion

Në ndeshjen që mbylli javën e 26 të Serie A, Fiorentina erdhi nga prapa për të mposhtur 2-1 Lazio. Violat kompletojnë parakalimin, duke marrë vendin e 7-të e duke u rikthyer në zonën europiane. Një fitore e merituar për Fiorentinën, që goditi katër shtylla, humbi edhe një tjetër penallti këtë sezon me Nico Gonzalez dhe u ndal disa herë nga Provedel. I vetmi kulm i Lazios ishte goli i bukur i Luis Albertos në kohën shtesë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Kayode (61′) barazoi nga disa hapa larg. Pastaj Bonaventura (69′) dyfishoi duke shtyrë në rrjetë pas një grushtimi të Provedel në goditjen e Beltran.

Një mbrëmje që dukej se po shkonte shumë keq për Fiorentinën, pas një pjese të parë ku gjithçka xhiroi në të kundërt. Dhjetë goditje nga këndi pas 25 minutash, një rrethim i vërtetë ndaj Lazios. Tre shtylla, me të njëjtin protagonist fatkeq, Nico Gonzalez e siç ndodh shpesh në këto raste, në minutën e 45′ skuadra e teknikut Sarri kaloi në avantazh me Luis Alberto. Një avantazh i pamerituar i miqve, të cilin Viola megjithatë e përmbysi, pavarësisht se në rezultatin 1-1, pas golit të Kayode në minutën e 61′, pati edhe episodin e një penalltie të humbur në minutën e 68′ nga Gonzalez. Me portierin të mundur, topi u stampua në shtyllë. Nuk është se Lazio shpëtoi, sepse një minutë më vonë Beltran provoi nga jashtë, Provedel e ndali por topin e kthyer Bonaventura e shtyu në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-1.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top