Humbja në arbitrazh për koncesionin e Durrësit, Meta: 40 milionë euro më shumë taksa për shqiptarët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kostot financiare shtetit dhe taksapaguesëve shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Rilindja vetëm humbet gjyqe me koncensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.

Postimi i plotë:
Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kosto të mëdha financiare shtetit shqiptar dhe taksapaguesëve shqiptarë. Seancë pas seance, arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me koncensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.

Arbitrazhi ndërkombëtar ka rrëzuar kërkesën e shtetit dhe ka vendosur gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit.

40 milionë euro më shumë taksa për shqiptarët!!

40 milionë euro që mund të përdoreshin për të rritur pensionet dhe për mbështetje financiare për blerjen e ilaçeve për pensionistët tanë do të shkojnë për dëmshpërblim, sepse kemi një qeveri totalisht të paaftë dhe të korruptuar!

40 milionë Euro që mund të përdoreshin për të mbështetur fermerët tanë, do të paguhen dëmshpërblim, sepse qeveria nuk respekton ligjin, sepse ligji i saj është korrupsioni!

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top