Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, duke larguar pengesën e fundit në mënyrë që shteti nordik të bëjë një hap historik dhe të bëhet anëtarja e 32-të e aleancës. Votimi në Parlamentin hungarez pritet të kalojë pa probleme pas vizitës që kryeministri suedeze, Ulf Kristersson, bëri të premten e kaluar në këtë shtet, vizitë gjatë së cilës Hungaria dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje për armët.

Hungaria është shteti i fundit që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në aleancë. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Suedia, së bashku me Finlandën hoqën dorë nga politika e tyre e neutralitetit ushtarak. Finlanda u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, ndërkaq Suedia u përball me vonesa në ratifikim nga Turqia dhe Hungaria, shtete që kanë raporte të mira me Rusinë. Turqia kërkoi nga Suedia që të ndërmerrte veprime më të ashpra kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që gjenden në Suedi, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në NATO.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Suedia ndryshoi ligje dhe zbuti rregullat për shitjen e armëve në mënyrë që të plotësonte kërkesat e Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin edhe me miratimin e shitjes së avionëve amerikanë F-16 për Turqinë dhe tani Ankaraja pret që të punojë me Shtetet e Bashkuara që të ketë një mbështetje në Kongres për shitjen e këtyre fluturakeve luftarake. Ndërkaq, hezitimi i Hungarisë për ratifikuar pranimin e Suedisë kishte të bënte kryesisht me kritikat suedeze për demokracinë në Hungarinë e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban. Me pranimin e Suedisë dhe Finlandës, NATO-ja do të shënojë zgjerimin më të madh që në vitet ’90.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top