Berisha: Qeveria ka mbushur qëllimisht paraburgimin me të pafajshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e kësaj të diele. Në fjalën për mbështetësit e tij të paktë, por besnikë që shkojnë çdo mbrëmje pranë banesës, Berisha tha se qeveria ka mbushur qëllimisht burgjet me të pafajshëm.

“Jashtë dritave të qytetit, në burgjet e këtij vendi është ulur mesjeta. Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë, botë, që 62% të të gjithë të burgosurve i ka me paraburgim. Ky është dhunim masiv i të drejtave të njeriut. I ka me paraburgim se janë të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, sepse arrestohen vetëm e vetëm për statistika.

Se ky ministër që është turpi i ministrit, turpi i njeriut, që është i lidhur kokë e këmbë me krimin, urdhëron dhe arrestohen njerëz pa asnjë lidhje me krimin, i plasin në burgje dhe i lënë aty. Ju denonconi këtu një diktaturë, e cila njëlloj si në Rusi, Tunizi, Ugandë, arreston si person nën hetim, pa asnjë provë, fakt apo dokument, kryetarin e PD-së. Arreston tjetrin pse ka marrë 410 metra tokë të veten, trashëgim të familjarëve të tij” – tha Berisha.

Ai nuk la pa akuzuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani të cilin e quajti “hanxhar të Ramës”. Akuza bëri edhe për mënyrën e shpenzimit të të ardhurave nga qeveria.

“Shqiptarët në vitin 2023 paguan 700 milionë euro taksa më shumë. Të dashur qytetarë, a e dini sa janë 700 mln euro? Ua them unë. 700 mln euro janë fiks rroga 100% më të larta për të gjithë punonjësit në Shqipëri. 700 mln euro është fondi i pagave në Republikën e Shqipërisë. Mos harroni se këto janë vetëm shtesë, sepse në 10 vite nga taksat tuaja janë investuar gjoja 11 miliardë euro. Po ku janë, ku kanë shkuar, çfarë kanë ndërtuar? Rrugë që shemben, shkolla me çmime të 5-10 fishta, rrugë që i shtrojnë me bukë peshku. Nuk ka formë vjedhje që Edi Rama nuk e aplikon mbi shqiptarët” – tha Berisha që bëri thirrje për bashkim.

“Kjo javë ka bërë krenar çdo shqiptar. Ka bërë me krah çdo shqiptar, sepse shqiptarët e panë në 20 shkurt se cila është fuqia magjike e bashkimit të tyre. Se me bashkimin e tyre tejkaluan çdo lloj parashikimi. Tronditën në themele Edi Ramën dhe suitën e tij, organizatën kriminale të tij, qeveri. Rezonuan në të gjithë botën. Prandaj ju drejtohem ju misionarëve të bashkimit, të bëni gjithçka, të bashkohemi si kurrë më parë me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për lirinë dhe dinjitetin e tij” – tha Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top