“Egnatia ekipi më i mirë në Shqipërië”. Tetova e ka me dy golat e anuluar, Martini do edhe Kupën

“Sot kishte luftë, futboll i bukur, por mbi të gjitha dy gola te anuluar dhe na vjen keq. Jam shumë i kënaqur me çunat e mi dhe janë më të mirët në Shqipëri. Golat e anuluar? Përderisa ka gjyqtarë për këtë pjesë, nuk jam marrë kurrë me arbitra, ndaj nuk kam interes të përgjigjem”. Edlir Tetova i bën elozhe Egnatias së tij, që në fakt nuk fiton prej 4 ndeshjesh, duke thumbuar arbitrin për dy golat e anuluar në barazimin 0-0 me Teutën. “Ne po fitojmë dita-ditës prodhim, po luajmë futboll siç dua unë, po shkojmë drejt portës siç dua dhe ky është interesi më i madh për mua. Pastaj rezultatet do të vijnë”.

 

Tetova pastaj analizon mundësitë që kishte Egnatia për të fituar ndeshjes, duke u kapur fort pas një pike, që me avantazhin ndaj ndjekësve, ngjan e mjaftueshme: “Nuk i ngjan ndeshja-ndeshjes, sot kishim mundësinë të fitonim ndeshjen. Ka episode, por e rëndësishme është për ne që prodhojmë e shkojmë të goli. Më vjen keq për rastet e humbura por shohim përpara, edhe një pikë nuk është keq”.

MARTINI: “FUSHË E TENSIONUAR, BËMË MIRË”
“E dinim çfarë ndeshje ishte, forcën e Egnatias, ka ekip shumë-shumë të mirë. Them se bëmë mirë në një fushë shumë të tensionuar siç ishte sot me një ekip siç është Egnatia”. Edi Martini mjaftohet me një pikë në shtëpinë e kryesuesve, edhe pse ky rezultat e zbret sërish në zonën e rënies nga kategoria. Tekniku i Teutës, pas 0-0 në Rrogozhinë, duhet të përqendrohet te Kupa, të cilën nuk do ta lëshojë pa e provuar deri në fund: “Kupën? Do ta sulmojmë patjetër, ju do të thoni që nuk kemi lojtarë mjaftueshëm për dy fronte. Por një ndeshje është, do të sforcohemi të gjithë, kam djem që jetojnë për futbollin. Daja doli në nxemje, kërkonte të luante ndeshjen, të gjithë do të bëjnë maksimumin që të luajmë edhe për Kupën”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top