Video/ Joel i anulohet goli në shtesë, Egnatia ndalet mes polemikave nga Teuta: e katërta pa fitore për Tetovën

Joel sheh t’i anulohet goli që do të ishte i fitores në minutën e tretë shtesë, për një pozicion jashtë loje, që ndez polemikat në Rrogozhinë. Egnatia ndalet në barazim pa gola me Teutën, ndeshja e katërt radhazi pa fitore në kampionat. Tetova rrezikon tashmë të shohë të afrohen në 6 pikë dy ndjekësit më të afërt.

DY GOLA TË ANULUAR E VETËM NJË PIKË
Teuta pati impaktin më të mirë të ndeshjes, duke vënë në provë Sherrin, që bëri mirë në konkluzionet e Filit e Dacit. Njeriu më i rrezikshëm i rrogozhinasve ishte Ndreca, që në dy raste impenjoi seriozisht Vatën. Ofensiva e Egnatias, me Joel në pankinë, ishte e fikur dhe Montenegro nuk u duk se mund të bënte shumë, i kontrolluar nga Gjini. E megjithatë, në minutën e 34′ Egnatia arriti të shënojë me Ramën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Egnatia provoi me një marsh më shumë pas rifillimit dhe Vata kishte punë të ndalonte Ramën në të 58′. Fernando e Spahiu shtuan presionin, por ndeshja do të ndizej më shumë kur Tetova vendosi të hidhte në fushë Joel në minutën e 87′. Sulmuesi shënoi në minutën e 3′ shtesë, në pasimin e Drame, por VAR mbyti festën e rrogozhinasve, duke anuluar golin.

Dy gola të anuluar dhe një pikë e pamjaftueshme, në kohën kur prapa Partizani e Vllaznia bëjnë presion. 49 pikë për Egnatian në vendin e parë, ndërsa Teuta kthehet në zonën e rënies me 25 pikë, e kaluar nga Erzeni, fitues në Kukës.

…………………………………..
byu/Football_24_7 insoccer

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top