“Po, por dua sqarime”: Ahmataj Drejtori i ri Sportiv i Tiranës, zyrtarizimi javën e ardhshme

Pas shkarkimit, propozimi për të qenë Drejtori i ri Sportiv i Tiranës. Julian Ahmataj, që la postin e trajnerit vetëm pak ditë më parë për Erbim Fagun, ka mbi tavolinë propozimin e presidentit Refik Halili për të marrë vendin e lënë bosh nga Tefik Osmani. Ish-tekniku, pasi asimilioi mërzinë për shkarkimin nga pankina, i ka kthyer përgjigje pozitive numrit 1 të klubit

Për zyrtarizimin duhet pritur edhe pak, pasi më parë duhet qartësuar disa gjëra, kryesisht mbi vendimmarrjet. Ahmataj, që me këtë lëvizje tregon edhe njëherë lidhjen me fanellën bardheblu, të cilën e ka veshur si lojtar dhe e përfaqësoi si teknik, kërkon të bindet për përfshirjen në projektin bardheblu. Sipas asaj që mësohet palët kanë marrë kohë për të sheshuar pikat në të cilat duhet diskutuar, edhe sepse ngjeshja e ndeshjeve e bën delikate situatën.

 

Duhet pritur me shumë mundësi edhe ndonjë javë, përpara se të ketë një njoftim zyrtar, me Ahmatajn, që përpos gatishmërisë për të qenë pjesë e klubit e për të dhënë kontributin e tij , kërkon edhe disa garanci për centralizimin e rolit të tij te Tirana.

44 vjeçari erdhi në krye të ekipit të parë, në një moment kur klubi kishte nevojë për të dhe ndoshta edhe për këtë fakt largimi nga pankina i ka lënë disa mbetje pakënaqësie, që propozimi i bërë për të kaluar në nivel drejtuesi nuk i fshin plotësisht, ndaj që raporti të jetë i patëmetë ka nevojë për kohë dhe siguri.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top