Seanca në Kuvend, pritet të kalojë marrëveshja me Italinë për emigrantët, mazhoranca tërheq ligjin për amnistinë penale

Marrëveshja me Italinë për emigrantë do të shkojnë sot në Kuvend për t’u votuar, ndërsa mazhoranca ka tërhequr ligjin për amnistinë penale nga seanca e sotme.

Në një kohë kur maxhorancës i duhen 84 vota për të votuar amnistinë penale, dje Basha pohoi se deputetët e grupit të tij nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre. Po ashtu Basha kërkoi dhe lirimin e protestuesve të opozitës që u arrestuan në protestë nga policia.

Sakaq, këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë. Ndërkohë opozita prej disa kohësh nuk ka lejuar që seancat plenare të vijojnë në normalitet, pasi kërkonë ngritjen e komisioneve hetimore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top