Te Juventus është koha për shkundje pas daljeve të fundit shumë zhgënjyese. Për të tronditur mjedisin, Massimiliano Allegri ka folur me ekipin dhe e ngriti zërin për të përsëritur disa koncepte vendimtare dhe për të treguar rrugën përpara për të dalë nga ky moment i ndërlikuar. Në një fjalim të gjatë drejtuar lojtarëve, trajneri i Juventus nga njëra anë fshiu ambicjet e kampionatit dhe nga ana tjetër u kujtoi të gjithëve nevojën për të arritur në zonën e Champions League për sezonin e ardhshëm. “Titulli ishte një ëndërr e bukur, por tani nuk ka më keqardhje – ka thënë ai sipas Tuttosport -. Te Juventus askush nuk duhet të jetë i kënaqur, por gjithashtu askush nuk duhet të mendojë të arritur atë që mund të duket i sigurtë: vendin e dytë”.
FJALIMI I MAX
Një fjalim që me pak fjalë, ka mbërritur në dhomat e zhveshjes së Juventus në mënyrë të qetë, por të vendosur. Pra, nuk ka patur të bërtitura apo grushta mbi tryezë. Por një mesazh vigjilence për ekipin dhe një kujtesë për të gjithë, përfshirë stafin dhe senatorët, që të përqendrohen, të punojnë dhe të jenë të përgjegjshëm. Temat shumë të dashura për trajnerin e Juventus, që që nga fillimi i sezonit ka vazhduar të nënvizojë diferencën nga vendi i pestë në betejën për zonën e Champions League. Një pretendim që një muaj më parë dukej paksa e çuditshme, por që tani, nisur nga rezultatet e fundit dhe renditja e Juventus, duket më shumë në përputhje me potencialin dhe performancën e skuadrës.
Performancë që Allegri shpreson ta rikthejë menjëherë në rrugën e duhur pas këtij takimi kokë më kokë me lojtarët. Nisur nga ndeshja ndaj Frosinone, një ndeshje që bardhezinjtë nuk mund t’i lejojnë vetes të gabojnë. Pjesërisht për të mos i dhënë Milan një tjetër mundësi për t’i kaluar në renditje, pjesërisht për t’u kthyer në rrugët e fitoreve dhe për të kthyer kursin duke dhënë një sinjal të fortë dhe të qartë.