Rusia shpall REL-in “organizatë të padëshirueshme”

Rusia e ka shpallur të martën Radion Europa e Lirë (REL) si “organizatë të padëshirueshme”, sipas një regjistri të Ministrisë së Drejtësisë.

Në përditësimin e fundit është bërë e ditur se Radio Europa e Lirë është shpallur e padëshirueshme prej 20 shkurtit.

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë. /Rel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top