Për pak orë mbahet protesta e opozitës, rrethohet kryeministria

Për pak orë pritet nisja e protestës së opozitës që do të mbahet para Kryeministrisë. Në fotot e mëposhtme duket se godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, ndërsa po ngrihet edhe podiumi i atyre që do të mbajnë fjalën në protestë.

Kujtojmë se ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë “i pranishëm” përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar ditën e djeshme planin e masave të ndërmarra në kuadër të kësaj proteste. Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top