Protesta e opozitës/ Berisha “i pranishëm” në tubim, çfarë pritet të ndodhë pasditen e sotme

Pasditen e sotme në orën 17:30 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para kryeministrisë. Ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë “i pranishëm” përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar ditën e djeshme planin e masave të ndërmarra në kuadër të kësaj proteste. Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.

Në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu mësohet se do të bllokohen disa segmente rrugore dy orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj. Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top