Izraeli vendos ultimatum: Nëse Hamasi nuk liron pengjet deri më 10 mars, do të nisë ofensiva në Rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i ka hedhur poshtë sërish thirrjet për të ndalur ofensivën ushtarake në Gazë, duke u zotuar për “ta përfunduar punën”.

Ndërkohë, një anëtar i kabinetit të tij ka kërcënuar me pushtim të qytetit jugor të Gazës, Rafah, nëse pengjet e mbetura izraelite në duart e Hamasit, nuk lirohen deri në nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qeveria izraelite nuk i ka diskutuar publikisht afatet kohore për ofensivën tokësore në Rafah, ku janë strehuar më shumë se 2.3 milionë palestinezët e ikur prej pjesëve tjera të Gazës.

“Nëse deri në nisje të Ramazanit nuk lirohen pengjet, luftimet do të vazhdojnë në zonën Rafah”, tha anëtari i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz në një konferencë të liderëve hebrejo-amerikanë.

Në kohën e bllokimit të negociatave për armëpushim, Netanyahu i ka quajtur kërkesat e Hamasit si “iluzione”.

Shtetet e Bashkuara, aleatet kryesore të Izraelit, janë duke shpresuar ende në arritje të armëpushimit dhe marrëveshje për pengjet dhe janë në kërkim të një zgjidhjeje për luftën.

Si pasojë e sulmeve janë vrarë 1.200 izraelitë dhe qindra tjerë janë marrë peng. Izraeli, në anën tjetër, ka treguar qartë se kundërshton thirrjet e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje me dy shtete, edhe pse një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar mbështet një shtet të pavarur palestinez. Netanyahu ka thënë se Izraeli kërkon “fitore të plotë” ndaj Hamasit.

Duke folur për shqetësimet e ndërkombëtarëve për ofensivën në Rafah, ai ka thënë se civilët palestinezë do të evakuohen, ndonëse nuk dihet se ku do të mund të shkojnë ata, pasi një pjesë e mirë e Gazës është shkatërruar.

Lufta në Gazë ka vrarë të paktën 28.985 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Rreth 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur dhe një çerek po përballet me urinë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top