Mazhoranca vijon me ndëshkimin e deputetëve të opozitës.
Sekretariati i Etikës ka marrë vendim për përjashtimin e deputeteve Albana Vokshi e Elda Hoti me 10 ditë nga Kuvendi.
Vendimi vjen pas seancës së të enjtes kur këto deputete të PD-së penguan foltoren.
Ndërkohë të ndëshkuar janë edhe Edi Paloka, Flamur Noka, Gazmend Bardhi e deputetë të tjerë.
Udhëheqësi i shquar Edi Rama, sic pati thënë edhe Blinken, nuk e ndal revanshin e tij ndaj opozitës.
Pushteti i kryeministrit ka arritur në atë pikë sa duket sikur po bezdiset edhe opozita në jetën publike. Ideale për të do të ishte një vend fare pa opozitë.