Kaosi në Kuvend/ PS kërkon masë disiplinore dy deputetet demokrate

Partia Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj dy deputeteve demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Kërkesa e PS vjen pas situatës kaotike të shkaktuar në seancën e djeshme plenare, ku deputetët e opozitës vijuan me aksionin opozitar. Masa pritet të miratohet në mbledhjen e Sekretariatit dhe Etikës së Kuvendit që pritet të mblidhet sot në orën 15:00.

Në seancën e cila nuk zgjati më shumë se 15 minuta u miratua me shpejtësi ligji i basteve dhe projektligjet e rendit të ditës.

Gjatë kësaj seance, PD kishte kërkuar interpelance me kryeministrin Rama, gjë e cila nuk u zhvillua, por gjatë fjalës së Arbi Agalliut, deputetja Elda Hoti i hoqi mikrofonin duke mos e lënë të flasë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top