Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, ka vdekur në burgun e famshëm Rrethit Arktik.
Lajmin e dhanë agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e burgut.
I parë si kritiku më i zhurmshëm i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.
Ai u transferua në një burg të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.
Shërbimi i burgut në distriktin Yamalo-Nenets tha se po përcaktonte shkaqet e vdekjes së tij, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.