Drejtësia e re mban shënim komplimentat e Blinken për Edi Ramën

Një takim me kreun e prokurorisë speciale, Altin Dumanin qarkulloi si thashethem disa ditë para se sekretari i shtetit, Entoni Blinken të mbërrinte në Shqipëri. Lajmi u konfirmua këtë mesditë, kur kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreu i ILD, Artur Metani u rreshtuan për ta pritur sekretarin e shtetit tek piramida e rindërtuar pranë kryeministrisë.

Takimi ka zgjatur pak minuta, pasi Blinken mbajti një fjalim ku i thuri lavde kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur një udhëheqës të shquar dhe kryeministër të mirë.

Duke qenë se ishin të ftuar në të njëjtin ambjent tek piramida, të përzgjedhurit e drejtësisë së re kanë pasur mundësi të vënë si “vath në vesh” komplimentat e sekretarit të shtetit për Edi Ramën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top