Video/ Penalltia e Immobile trondit një Bayern Munich me 10 lojtarë: hap drejt çerekfinaleve edhe për PSG

Në Olimpico ndodh befasia e madhe: Lazio mposht Bayern Munich 1-0 me një penallti të Immobile në minutën e 69′. Episodi kyç, sepse Upamecano, që pengoi Isaksen, u ndëshkua edhe me karton të kuq. Me 10′ lojtarë në 20 minutat e fundit, bavarezët nuk mundën të bëjnë gjë për barazimin. Fiton ndërkohë PSG, pa asnjë problem, 2-0 ndaj Real Sociedad. Mbappe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 58′, ndërsa Barcola mbylli llogaritë në të 70′, me francezët që shohin të sigurtë nga çerekfinalet.

LAZIO 1-0 BAYERN MUNICH

Ishin favoritët e mëdhenj të ndeshjes dhe rastin e parë për gol Kane e kishte në minutën e 7′. Krosimin e Muller anglezi e dërgoi lart nga fare pranë. Në minutën e 22′, Luis Alberto drithëroi Neuer me një goditje të shkëlqyer që nuk shkoi larg nga këndi i sipërm. Bayern shtyu përpara me forcë dhe nëse ishte ende në 0-0 Lazio duhet të falenderojë edhe fatin. Goditja e lirë e Sané pak pas gjysmë ore lojë e bëri Olimpico të dridhej, por topi goditi shtyllën në të majtë të Provedel. Në minutën e 40′ Bayern Munich ndërtoi aksionin më të mirë të ndeshjes: 4 pasime në hapësirë të ngushtë, por Musiala goditi lart nga fare pranë.

Rasti më i pastër për shënim ishte ai që u gjend në këmbët e Isaksen në fillimin e pjesës së dytë: Kim nuk mbylli hapësirën, por sulmuesi i Lazios humbi kohën dhe më pas u ndal nga Neuer. Pika e kthesës erdhi në minutën e 66′: faull i Upamecano në zonë ndaj Isaksen, karton i kuq dhe penallti që Immobile e konvertoi në golin që vendosi ndeshjen. Në fund vendasit humbën disa herë golin e dyfishimit e tani kthimi në Gjermani në 5 mars mund të dhurojë surpriza.

PSG 2-0 SOCIEDAD

Luis Enrique hipotekon çerekfinalen e Champions League, pasi PSG mposht Real Sociedad 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finaleve. Pjesa e parë ishte e vështirë për vendasit, të cilët tentuan të menaxhonin topin, por rrezikuan në kundërsulmet e lojtarëve të Alguacil. Mbappé tentoi menjëherë të shqetësojë Remiron, por pa gjetur mënyrën për të shënuar. Spanjollët nuk u trembën nga luftanija pariziane dhe me raste dominuan lojën gjatë dyzet e pesë minutave të para. Pak minuta nga fundi i pjesës së parë, baskët iu afruan ndjeshëm golit, por goditja e Merino u përplas në traversë.

 

Në pjesën e dytë francezët u përpoqën të rrisin intensitetin dhe pak para një orë lojë zhbllokuan ndeshjen. Pas zhvillimit të një këndore, Marquinhos e ngritur topin në shtyllën e dytë, ku goditja e Mbappe përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0. Pas golit të pësuar, miqtë u përpoqën të reagonin, por në minutën e 70′ PSG e mbylli efektivisht ndeshjen dhe ndoshta edhe çështjen e kualifikimit. Barcola në shpejtësi kaloi një mbrojtës dhe e dërgoi topin pas Remiro, duke i çuar shifrat në 2-0. Në fund, skuadra e Luis Enrique qëndroi e rregullt dhe nuk rrezikoi asgjë, duke marrë një fitore thelbësore. PSG fiton 2-0 dhe sheh kualifikimin, ndërsa Real Sociedad ka nevojë tashmë për një mrekulli.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top