Axhenda/ Blinken për herë të parë në Shqipëri, takim me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton sot Shqipërinë.

Gjatë vizitës Blinken do të ketë një takim me Presidentin e vendin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sipas Departamentit Aamerikan të Shtetit, vizita do të përqendrohet tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor.

Axhenda:

SEKRETARI ANTONY J. BLINKEN
Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 3:35 Sekretari Blinken mban fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 pasdite Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit dhe Kanali YouTube.

Ora 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Shqipëri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top