Fituan Kupën e Afrikës, marrin dhuratën unike: vila për të gjithë lojtarët e Bregut të Fildishtë

Bregu i Fildishtë fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në fund të një rrugëtimi problematik e që dhuroi surprizat më të mira. Vendasit i shkuan fare pranë eliminimit në grupin kualifikues dhe tashmë e kishin shkarkuar trajnerin. Më pas erdhi ripeshkimi si i treti më i mirë, një trajner i ri në pankinë dhe magjia që lindi si surprizë dhe bëri që Kombëtarja e Kessiè dhe Haller të triumfonte ndaj favoritëve të Nigerisë 2-1. Një finale e bujshme që çoi një vend të tërë nga Ferri në Parajsë. Tashmë për futbollistët e Bregut të Fildishtë mbërriti çmimi i merituar nga Presidenti i Republikës.

VILA PËR TË GJITHË
Presidenti i Republikës së Bregut të Fildishtë ka vendosur të shpërblejë në mënyrë unike çdo futbollist që përfaqësoi kombëtaren në këtë Kupë të Kombeve të Afrikës rokamboleske. Duke i falënderuar për fitoren e arritur, Presidenti vendosi që çdo lojtari të thirrur në garë t’i dhurojë një vilë luksoze si dhe një kompensim monetar. Më tej, mbërriti edhe nderimi më i lartë: lojtarëve iu dha titulli Kalorës i Urdhrit Kombëtar. Në Bregun e Fildishtë është ende një festë e madhe dhe Presidenti e mbylli kështu: “Ju keni sjellë lumturi për të gjithë banorët e Bregut të Fildishtë, bravo. Ju nuk mund ta imagjinoni deri në çfarë pike keni arritur t’i bashkoni këta njerëz”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top