Del SONDAZHI/ Çfarë mendojnë shqiptarët për SPAK

Gjetjet e fundit të Barometrit tregojnë se qytetarët vazhdojnë të kenë besim të shtuar tek institucioni i Prokurorisë së Posaçme. Ashtu si 3 muaj më parë, SPAK renditet instutucioni i parë shqiptar me besim nga qytetarët dhe këtë herë i vendosur mes institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Nga tre muaj më parë ku besimi tek SPAK mes qytetarëve ishte 26.16 % këtë herë ata që besojnë tek puna e SPAK janë 33.6% e të pyeturve nga Barometri.

Po në të njëjtën linjë përfocuese janë edhe të dhënat që flasin për vlerësimin e punës së SPAK-ut.

Janë 56.8% e qytetarëve që kanë vlerësim për punën e SPAK. Edhe për vlerësimin e punës shifrat kanë ardhur në rritje në krahasim me 3 muaj më parë.


Barometri i ka pyetur qytetarët këtë herë edhe për një vlerësim për 4 dosjet kryesore që Prokuroria e Posaçme po heton prej disa kohësh, për të kuptuar perceptimin e tyre mbi mënyrën si është hetuar për këto dosje.

Njëra nga dosjet më të bujshme që po hetohet nga SPAK është dosja e inceneratorëve (Elbasan, Fier, Tiranë). Të pyetur për këtë dosje, 43.8% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht SPAK-un për punën që ka bërë për këto dosje.

Për një tjetër dosje ku përfshihen si të akuzuar ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ajo e privatizimit të ish-klubit Partizani, janë 45.2 % e qytetarëve që vlerësojnë pozitivisht punën e bërë nga SPAK në këtë drejtim.

Koncensioni i sterilizimit, një tjetër dosje me ngakesë politike, ku akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i gjen 39.6% të qytetarëve të kënaqur me punën që ka bërë SPAK-u për këtë dosje.

Të pyetur për dosjen “Metamorfoza” ku nën hetim janë ish-funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit të akuzuar si të lidhur me botën e krimit, qytetarët që kanë vlerësim për punën e bërë për këtë dosje janë 42.1% e të pyeturve.

/Marrë nga Euronews Albania

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top