Parashikimi i motit, diell dhe temperatura të ngrohta

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell. Nuk do të mungojnë as vranësirat e herëpashershme në formën e reve. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s.

Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore -2 deri 15 °C

-në zonat e ulëta 0 deri 18°C

-në zonat bregdetare 5 deri 21 °C

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top