Do të zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka kërkuar leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.
Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërsa avokatët kërkojnë për herë të katërt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ish-kryeministri Berisha ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’ për çështjen ‘Partizani’.