Seanca për Gërdecin, Mediu: Dëshmitarët të mos heshtin

SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Në një deklaratë për mediat, Mediu duke komentuar mos paraqitjen e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kërkoi që dëshmitarët të mos heshtin.

“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faji. Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.

Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë për të shmangur çdo manipulim që është bërë nga grupe apo interesa të ndryshme politike. Unë kam pritur mbi 16 vite të pyetëm nga Prokuroria dhe Prokuroria e ka pasur të gjithë mundësinë të pyesë, por asnjëherë nuk ka denjuar të pyesë”, tha Mediu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top