Gafa e Ahmetajt me kontratën e lobimit, zbulon banesën ku jeton në Zvicër

    Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka dhënë së fundmi një intervistë ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me aferën inceneratorëve. Së fundmi u zbulua se Ahmetaj ka nënshkruar marrëveshje lobimi në SHBA me një lobist amerikan, i cili do të përfaqësojë interesat e tij dhe të partneres se tij, Erjola Hoxha. Marrëveshja mes tij dhe lobistit amerikan Edward Stewart është nënshkruar në 25 Janar të këtij viti, teksa në të thuhet se lobisti do të ofrojë shërbime për çështjet publike dhe advokaci për Ahmetajn dhe partneren e tij. Në këtë rast, Ahmetaj nuk është treguar i kujdesshëm pasi ka zbuluar edhe vendndodhjen e tij. Në kontratën 150 mijë dollarë që ai ka firmosur me lobistin amerikan, ka zbuluar edhe vendin ku po jeton aktualisht.

    Në kontratë shkruhet se Ahmetaj jeton në “Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Switzerland”. Ish-numri dy i qeverisë jeton në Zvicër, më konkretisht në Lugano, ndonëse është në kërkim.

     

    “Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

    Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
    Scroll to Top