Infantino prezanton Botërorin 2026, në Gjermani e tallin: “Si adoleshent”

 

Të dielën, FIFA prezantoi Botërorin 2026, që do të zhvillohet mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë. Prezantuesi i ceremonisë ishte presidenti Gianni Infantino, i rrethuar nga personazhe të famshëm të Amerikës së Veriut si Kim Kardashian dhe reperi Drake. Një shfaqje padyshim larg topave të futbollit dhe për të cilën FIFA ka marrë më shumë se disa kritika.

Megjithatë, ka nga ata që kanë shkuar më tej, si gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (Faz), e cila në një editorial të gjatë ka tallte në mënyrë sensacionale vetë Infantinon. Arsyeja? Veshja e tij…

FAZ, SULM I ASHPËR NDAJ FIFA

Gazeta gjermane shkon shumë rëndë me fjalët: “FIFA po bëhet gjithnjë e më absurde: prezantimi i programit për Kupën e Botës 2026 i takoi shumë Gianni Infantino, më pak Kim Kardashian. Por jo futbollit. Që tani futbolli mund të jetë një spektakël i madh edhe pa futboll u bë e qartë javën e kaluar në Kili”. Referenca është e qartë për prezantimin e ekzagjeruar të Arturo Vidal te Colo Colo, me lojtarin që mbërriti me helikopter e më pas bëri një xhiron në fushë me kalë i veshur si mbret.

Në lidhje me këtë Faz vazhdoi: “Megjithatë, ceremonia e kthimit të Vidal në shtëpi ishte një ngjarje diskrete e me këmbë në tokë, krahasuar me atë që federata botërore e futbollit transmetoi në botë të dielën në mbrëmje në faqen e saj dhe në kanale të ndryshme të mediave sociale. Rasti ishte publikimi i kalendarit të Kupës së Botës 2026 në Meksikë, Kanada dhe SHBA. Me pak fjalë, bëhej fjalë vetëm për publikimin se kur dhe ku do të luhen ndeshjet. Kanë mbetur 858 ditë deri atëherë, madje nuk janë njohur ende ekipet kombëtare pjesëmarrës”.

 

“Megjithatë, kjo – vazhdojnë gjermanët – mjaftoi që FIFA ta shndërronte në një spektakël 45 minutash në studio, me Kim Kardashian, e famshme për të pasmet e saj, ose reperin kanadez Drake, i famshëm për muzikën dhe pasionin e tij për basketbollin, të cilët kanë njoftuar disa… zbulime. Të tilla si: ndeshja hapëse do të luhet në stadiumin Azteca në Mexico City. E meqenëse ndeshja hapëse është e mrekullueshme, ‘ndeshja hapëse në Kanada’ do të zhvillohet në Toronto. Mungonte ende referenca për ‘ndeshjen inauguruese në SHBA në Los Angeles”.

TALLJA NDAJ INFANTINO

Në fund Faz filloi një tallje të gjatë ndaj numrit një të FIFA-s: “Pastaj ishte ai, Gianni Infantino, i cili, siç e dimë nga konferenca e tij për shtyp para fillimit të Kupës së Botës në Katar 2022, ndonjëherë ndihet katariot, një arab, një afrikan, një homoseksual, një punëtor me aftësi të kufizuara, një punëtor emigrant dhe një grua. Të dielën ai do të jetë ndjerë si një adoleshent. Të paktën kështu sugjeronte veshja e tij, një lloj pizhame ngjyrë bezhë me kapuç të kombinuar me atlete të bardha”.

Një paraqitje e turpshme, sipas gjermanëve. Fjalia mbyllëse e editorialit është emblematike: “FIFA kujdeset më shumë për spektaklin se sa për lojën”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top