Shehaj: Kushtetuesja si çdo institucion, vegël për të mbrojtur qeverinë

    Deputeti Agron Shehaj, duke komentuar deklaratën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese (më poshtë) thotë se i paimagjinueshëm ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendonte se mund të detyrojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë siç propozon Gjykata Kushtetuese. Sipas Shehajt, Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të 1/5 të deputetëve për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës.

    Shehaj shkruan se me një vendim absurd dhe të pakthyeshëm, kjo Gjykatë i dha maxhorancës të drejtën ekskluzive, në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.

    Sipas deputetit, institucionet paguhen për të mbrojtur interesin publik, por në fakt legjitimojnë korrupsionin dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së Qeverisë.

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për mediat ditën e sotme, është pyetur në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, të cilin Kuvendi nuk e ka votuar ende. Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin për Xhaçkën dhe pranoi padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes. Zaçaj tha se të vësh në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.

    “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve.”, tha ajo.

    Reagimi i Shehajt: 

    Institucionet paguhen për të mbrojtur interesin publik por në fakt legjitimojnë korrupsionin dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së Qeverisë.

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, pohoi se të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.
    Në fakt i paimagjinueshëm ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendonte se mund të detyrojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë siç propozon Gjykata Kushtetuese.
    Deputeti nuk mund të detyrohet nga askush për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e di këtë, por arrin të thotë gjithçka, vetëm që ministres investitore strategjike të mos ti hiqet mandati.
    Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të 1/5 të deputetëve për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës. Me një vendim absurd dhe të pakthyeshëm, kjo Gjykatë i dha maxhorancës të drejtën eskluzive, në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.

    Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
    Scroll to Top