Pas shtatë vitesh Kilian Mbappé po përgatitet të largohet nga Parisi për t’u transferuar në Madrid. Këtë herë nuk ka asnjë befasi në fund, “vendimi është marrë”. Sulmuesi francez ka vendosur të veshë më në fund fanellën e Real kur marrëveshja e tij kontraktuale me PSG të përfundojë në qershor. Drejtuesit e klubit parizian janë në dijeni për këtë dhe, siç raporton Le Parisien, nuk kanë mundur ta bindin yllin e tyre të ndryshojë mendje.
Mbappè, tashmë i përafruar disa herë me Merengues (në vitin 2017 kur u largua nga Monaco dhe zgjodhi parisienët, ose përsëri dy vjet më parë kur në fund të një telenovele rraskapitëse ai rinovoi kontratën falë milionave të paguara nga Al Khelaifi) këtë herë ai ishte këmbëngulës. Nga tani deri në fund të sezonit ai do të mundohet të udhëheqë PSG-në drejt fitores në Champions League. Vetëm më pas, ai do të fillojë të mendojë për një pjesë të dytë të karrierës së tij me fanellën Blancos. Real Madrid mund të jetë shenjtërimi i tij përfundimtar.
LE PARISIEN: “MBAPPE DO TË SHKOJË TE REAL MADRID”
“Mbappé do të shkojë te Real Madrid edhe nëse nuk ka nënshkruar ende – raporton Le Parisien -, të thuhet ndryshe do të ishte e rreme. Optimizmi mbretëron në Madrid, ndërsa në prapaskenë po vazhdojnë negociatat për të përcaktuar kontratën që do t’i ofrohet kapitenit të kombëtares franceze. Kylian tashmë ka vendosur, por do të japë gjithçka deri në fund të sezonit për të provuar të fitojë sa më shumë. Largimi nga Parisi me një Champions League në xhep do ta konsolidonte edhe më tej në Panteonin e kampionëve të mëdhenj”.