Rikthehet në funksion faqja e INSTAT, pak ditë pas hakimit

Është rikthyer në përdorim faqja zyrtare e Institutit të Statistikave, INSTAT. Këtë të diel faqja ‘online’ është shfaqur e plotë me njoftimet, raportet zyrtare dhe vendimet e bordit.

Ndërkohë, Instituti kombëtar i Statistikave dhe AKCESK kanë hedhur poshtë pretendimet e hakerave “Home Lend Justice” se kishin arritur të merrnin mbi 100 terabajt të dhëna duke përfshirë edhe të dhënat e fundit të mbledhura nga Censi.

Prej të enjtes, Ekipi teknik i INSTAT ka aktivizuar protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top