“Kundër kontrollohej me VAR, për ne jo”: Çela shpërthen kundër arbitrit, Ahmataj i gëzohet Patrick

“Problemet që u shfaqën gjatë kësaj ndeshje, në nivelin e gjykimit. Unë kam tre ditë që kam marrë drejtimin, u mundova të hyja në detaje. Duke parë që ekipi është i brishtë, që ka gabime të shumta individuale, u mundova të ndryshoja sistem loje sot. Mendoj se ekipi e përthithi mirë çfarë u mundova të përcillja. Episodet e tjera i patë vetë. Çdo gjë kundër nesh kontrollohej në VAR, ndërsa ato në favorin tonë nuk shiheshin”. Emiljano Çela, tekniku që debutoi në pankinën e Kukësit, nuk është nga ata që rrudhin gojën në këto raste. Në shënjestër të tij është administrimi që i bëri Lata dhe VAR ndeshjes, sipas tij dukëshm e njëanshme.

Çela pastaj i kthehet penalltive, që përmbysën Kukësin e tij nga 2-1 në 2-3. “Në momentin që morëm atë penallti, ekipi ishte në ekuilibër. Kishim episodet tona për ta mbyllur ndeshjen. Pas penalltisë lojtarët u çekuilibruan. Janë çuna të rinj, nuk kanë eksperiencë, janë shumë emocional. Kanë punuar me një trajner shumë të mirë. Goli i tretë ju e patë mirë, ishte një top i gjatë, 50 metra. U desh të bëhej një shkallëzim më i mirë i mbrojtjes”, u shpreh Çela.

 

AHMATAJ: PATRICK ‘BLERJA’ JONË E JANARIT
“Jam shumë i kënaqur nga skuadra, që reagon në çdo moment. Vetëm kemi për t’u përmirësuar, në futboll duhet të punosh fort për të shkuar drejt objektivave madhorë”. Julian Ahmataj është dukshëm i kënaqur për rezultatin e sidomos për impaktin që Patrick arrin gjithnjë të tregojë. Braziliani duhet të rigjejë 90 minutat në këmbë, duke qenë se vjen pas një dëmtimi të rëndë, por arrin gjithnjë të jetë protagonist kur thirret në çështje. “Patrik është një blerje për ne në këtë periudhë, por ai vjen nga një periudhë e gjatë ndalese. Thuajse po mbushet viti që nuk aktivizohet dhe do i duhet më shumë kohë se nuk ka gjendjen për ndeshje të plotë. Duhet ta menaxhojmë mirë, nuk duam ta dëmtojmë, se objektivat e kampionatit nuk janë tani, por në fund të garës”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top