Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”: Kandidatët e Rithemelimit po konfuzojnë zgjedhësit

Grupi i Alibeajt kërkon shfuqizimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” që u regjistrua nga KQZ duke përjashtuar Berishën. Në këtë kërkesë Alibeaj thekson se Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj. Më tej thuhet se kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca të PD. Ai thekson se kjo e fundit nuk ka shprehur vullnetin për ndonjë koalicion. Marrëveshjen i mungon edhe një element, sa i takon numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

Në kërkesën e Alibeajt, thuhet më tej se në kushtet kur Rithemelimi është përjashtuar nga marrëveshja mbetet e paqartë se kush do ti propozojë kandidatët. Sakaq sipas Alibeajt, kandidatët e Rithemelimit po krijojnë konfuzion tek zgjedhësit pasi zhvillojnë takime me logo dhe emër të njëjta me ato të PD.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top