Moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite. Priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore verilindore – juglindore. Megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike pasi pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Vijojnë masat e ftohta dhe të thata nga verilindja e kontinentit ndikimin e tyre në të gjithë republikën e Kosovës duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë. Por orët e pasdites sjellin kalime vransirash të lehta në territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Problematike do të jenë ngricat në akset rrugore për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithe Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luatur vlerat ditore nga minimalja -5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 9 °C. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here priten vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV ku më të fokusuara priten në zonat zonat veriore dhe verilindore. Orët e pasdites e mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimatre në pjesën më të madhe të MV, por pa reshje.Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luatur vlerat ditore nga minimalja -4°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.