Aprovimi ndaj presidentit Joe Biden në vitin e tij të tretë në zyre është më i ulëti që nga koha e Jimmy Carter sipas disa sondazheve nga Gallup, transmeton Gazeta Metro.
Në vitin e tij të tretë në zyre, Nga 20 janari i vitit 2023 deri tek janari i vitit 2024, Biden kishte një aprovim mesatar nga votuesit prej rreth 39.8%. Kjo mesatare është më e keqja që nga ish presidenti Jimmy Carter i cili mes viteve 1979-1980 kishte vetëm 37.4% mbështetje ka gjetur Gallup.
Kjo mesatare e mbështetjes është lajm i keq për kampanjën e Biden para zgjedhjeve të vitit 2024. Që nga administrata e Eisenhower, qdo president i cili është rizgjedhur në garën presidenciale, ka pasur mbështetje rreth 50% në vitin e katërt të qeverisjes.
Ish presidenti Obama është i vetmi president në 70 vitet e fundit i cili është rizgjedhur me një mandat të dytë pa i pasur 50% të mbështetjes popullore.