Çështja ‘Partizani’, Apeli i GJKKO-së merr sot vendim mbi dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha

Gjykata e Apelit të GJKKO-së pritet të shpallë sot vendimin mbi dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë kundër masës ‘arrest shtëpie’, si edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Seanca e djeshme zgjati për rreth tre orë, ndërsa në fund gjyqtarja Olldashi vendosi që ta shtyjë për sot shpalljen e vendimit për ish-kryeministrin në hetim për çështjen ‘Partizani’.

Ndërkohë Jamarbër Malltezi pritet të merret sot në pyetje nga SPAK në orën 10:00. Ai ka depozituar në Gjykatën e Lartë rekurs kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top