Ju kujtohet Redondo? Djali i tij Federico ka karakteristikat e tij e është në shënjestër të Milan

Një tjetër Redondo te Milani? Krejtësisht e mundshme. Po, sepse kuqezinjtë nuk kanë reshtur kurrë së ndjekuri djalin e tij Federico, që nga Fernando i famshëm ka marrë pozicionin në fushë. Redondo madhështinë e tij e pati me Real Madrid, por luajti edhe me Milan (2000-2004). Pak paraqitje me fanellën e kuqezinjve (dëmtimet e shumta e penalizuan) por mjaftueshëm për të lënë gjurmë në mendjet e tifozëve të Djallit. Tifozë që tani janë shumë të magjepsur nga ideja për të parë djalin e tij të pare në Milanello. E duket se për transferimin e Redondo ka diçka më shumë sesa një sugjerim i thjeshtë.

 

Emri i Federico, i lindur në vitin 2002 te Argentinos Juniors, është i pranishëm në listën e ngushtë të dyshes Furlani-Moncada. Por cilat janë karakteristikat e tij? Ai është një playmaker, i talentuar me cilësi dhe vision. Pikërisht ajo që i mungon në letër skuadrës së teknikut Pioli, e privuar nga një metronom i vërtetë përpara mbrojtjes. Megjithatë, ai nuk ka gjasa të shfaqet menjëherë në Milano. Argjentinasit do të preferonin ta shesin atë vetëm në verë. Vlerësimi i 21-vjeçarit, i cili prej disa kohësh është në ambjentin e Albiceleste, është rreth 12 milionë euro. Operacioni Redondo është i realizueshëm, por është e nevojshme të paraprihet konkurrenca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top