Video/ Chelsea në finale të League Cup: Blues shënojnë 6 gola, Howson i hoqi Brojës kënaqësinë e golit

Chelsea është kualifikuar në finalen e League Cup me zhurmë golash. Pasi humbën ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Middlesbrough 1-0, Blues shëtitën në Stamford Bridge, duke fituar 6-1. I nisur titullar, Armando Broja luajti për 65 minuta pa arritur të shënojë, duke u zëvendësuar nga Gallagher. Tani londinezët do të sfidojnë fituesin e Liverpool-Fulham.

I mundur minimalisht në ndeshjen e parë e bëri që Pochettino të rreshtonte në fushë një pjesë të mirë të titullarëve. Në vijën e parë të sulmit ishte Broja, por shkodrani nuk gjeti në asnjë moment shkëndijën për të thyer një mbrojtje jo të parezistueshme, duke qenë se në 90 minutat në Stamford Bridge pësoi 6 gola. Sidoqoftë në momentin më të mirë të sulmuesit të kombëtares autogoli i Howson në minutën e 15′ i hoqi kënaqësin e golit Brojës, por e bëri ndeshjen të thjeshtë për Blues. Me barazimin në total të arritur, Chelsea fundosi goditjen në cerekorëshin e fundit të pjesës së parë. Enzo Fernandez në të 29′ dyfishoi rezultatin, ndërsa Disasi bëri tris në të 36′ e Palmer bëri poker 3 minuta nga fundi.

 

Një rezultat mjaftueshëm i sigurtë për të nxjerrë nga binarët Middlesbrough. Skuadra e Michael Carrick nuk mundi të reagonte, madje pësoi golin e pestë të Palmer, që kompletoi dygolëshin personal. Në golin e minutës së 77′ Broja e kishte lënë fushën e lojës i zëvendësuar nga Gallagher, që pati minutat për të dhënë asist për Madueke (81′) në golin e fundit të Chelsea, por jo të ndeshjes, sepse dy minuta nga fundi Rogers shënoi golin e flamurit për Carrick.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top