Skandali i dashurisë që përfshin mbrojtësin e Manchester City dhe Anglisë Kyle Walker është pasuruar me elementë të mëtejshëm. Të dhëna shqetësuese dhe ndonjëherë surreale. Në fakt, ditët e fundit ka dalë në dritë jeta e tij e dyfishtë. Lojtari prej disa vitesh paska patur dy familje: një “zyrtare” me gruan e tij Annia Kilner dhe një tjetër me Lauryn Goodman.
Me bashkëshorten e ligjshme, Walker kishte tre fëmijë dhe është në pritje të lindjes së të katërtit. Kilner është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por sidoqoftë ka vendosur ta ndahet nga futbollisti. Paralelisht, me Goodman futbollisti kishte dy fëmijë të tjerë.
Por tani telenovela është pasuruar akoma. Sipas The Sun, tabloidi gjithmonë i vëmendshëm kur bëhet fjalë për këto çështje, Walker ka pasur edhe një lidhje të tretë në vitet e fundit…
JETA E TREFISHTË E KYLE WALKER
Një grua e tretë është shfaqur në jetën tashmë shumë të komplikuar të dashurisë së Kyle Walker. 33 vjeçari javët e fundit ka qenë në qendër të një skandali të vërtetë. Sipas asaj që ka zbuluar “The Sun”, në fakt, futbollisti i City, përveçse ka mbajtur dy lidhje me bashkëshorten dhe të dashurën paralele, në mënyrë të pabesueshme ka gjetur kohën edhe për të vazhduar një lidhje të tretë.
Tabloidi anglez shkruan: “Ai tradhtoi gruan dhe të dashurën e tij me një grua të tretë, një modele misterioze. Ai e takoi atë në një klub në janar 2019, katër muaj para se të ndahej për pak kohë nga gruaja e tij, Annie Kilner. Marrëdhënia me modelen zgjati deri në shtator 2021”. Sikur të mos mjaftonte kjo, me sa duket mbrojtësi kishte në plan të bënte fëmijë edhe me këtë grua të tretë.
“Është e mahnitshme që Kyle kishte ende energji për futbollin”, tha një burim. Një pyetje që, në fakt, e bëjnë të gjithë…